Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjiganti turk nis “operacionin” Muriqi, zbulohet plani për të nxjerrë “jashtë loje” rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
Gjiganti turk nis “operacionin” Muriqi, zbulohet plani për
Vedat Muriqi

Kapitulli i Vedat Muriqit te Mallorca mund të quhet praktikisht i mbyllur, gjithnjë nëse nuk ka ndryshim të momenteve të fundit, kur sezoni të japë dhe verdiktet përfundimtare këtë fundjavë.

Sulmuesi i Kosovës po përflitet shpesh për një largim, ku në “terrenin” e interesimeve shfaqen oferta nga Turqia dhe Barcelona në La Liga, me këtë të fundit që e sheh si opsion “low-cost”.

Megjithatë, Galatasaray duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm për të qenë para të tjerëve në këto tratativa. Mediat në Turqi shkruajnë se Muriqi ka mbajtur një takim së fundmi me trajnerin e klubit Okan Buruk, që kërkon me ngulm ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Transferimi i dardanit te gjigantët turq do të shënonte një moment kyç për 32-vjeçari, pasi ai jo vetëm do të luante në Champions League, por do të rivalizonte dhe ish-skuadrën e tij Fenerbahcen.

Mbetet për t’u kuptuar se si do të evolojnë këto zhvillime në ditët në vazhdim, nëse në kampin verdhekuq do tregojnë seriozitetin e duhur për të mbyllur këtë marrëveshje.

Poll

Lexo gjithashtu