Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kjo nuk pritej! I dha “leksion” Manchester United, Granit Xhaka pranë kalimit te “Shqiponjat” e Superligës! “Fërkon duart” Ernest Muçi

Shkruar nga NEWSPORT
Kjo nuk pritej! I dha “leksion” Manchester United, Granit Xhaka
Granit Xhaka kundër Manchester United dhe Ernest Muçi

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat turke janë “bombastike”. Sipas “Sabah Spor”, mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka është i hapur për t’u bashkuar me ekipin e Besiktas në Superligën turke.

Edhe pse ka kontratë me Sunderland deri në verën e vitit 2028-të dhe rezultoi më i miri në fushën kundër Manchester United me “Macet e Zeza” (nota 8.6 sipas “Flashscore”), mesfushori nuk e përjashton largimin.

Që “Shqiponjat” e Stambollit të futen në “aksion” për të konkretizuar transferimin, fillimisht duhet marrë miratimi i trajnerit Sergen Yalçin.

Nëse ky operacion finalizohet, do të kishim përballje shqiptarësh të kalibrit të lartë mes Xhakës te Besiktas dhe Ernest Muçit te Trabzonspor.          

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A Spor (@aspor)

  

Poll

Lexo gjithashtu