Një ndeshje fantastike dhe me shumë drithërima ka rezultuar ajo mes Rizesporit dhe Besiktasit, e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke, e cila u mbyll në barazimin 2-2.
Fillimisht ishte sulmuesi Ali Sowe, ish-i i Skënderbeut që shënoi dopietën e golave në minutat e 18-të dhe 31-të të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin të tijëve në këtë fraksion loje. Joa Silva në të 55-tën minutë ngushtoi shifrat, përpara se Cerny të kthente plotësisht ekuilibrat në minutën e 62-të.
Në minutat e fundit të shtesës, u duk se Dervisoglu do të sillte 3 pikët në shtëpi, por aksioni i golit u rishikua sërish duke u anulluar si përfundim për pozicion të parregullt.
Një pikë që më shumë i shërben Besiktasit për kualifikimin në zonën europiane, duke shkuar në kuotën e 60 pikëve, ndërsa Rizespor mbetet në vendin e 8-të me 41 pikë. Kujtojmë se në këtë përballje ishin nga minuta e parë dhe mesfushorët e Kombëtares, Qazim Laçi dhe Kristjan Asllanin. Laçi qëndroi përgjatë 90 minutave në këtë duel, ndërsa Asllani vetëm 84, duke u zëvendësuar prag mbylljes së takimit.
Rizespor 2-2 Besiktas (Sowe 18', 31'/ Jota Silva 58', Cerny 62')
Goli Sowe (Rizespor 1-0 Besiktas)
Goli i Sowe (Rizespor 2-0 Besiktas)
Goli i Jota Silva (Rizespor 2-1 Besiktas)
