Julian Alvarez vijon të jetë dëshirë e madhe për Barcelonë, për ta afruar në klub në merkaton e ardhshme të verës, megjithëse pista e tij vazhdon të jetë e komplikuar, për shkak të rezistencës së po tregon prej javës Atletico Madrid.
Për të mos humbur terren, katalanasit kanë hedhur sytë tek alternativat, sepse me një Robert Lewandowski në “ikje”, duhet menduar për pasuesin sa më shpejt të jetë e mundur që Hansi Flick të ketë një “bomber” me të cilin të punojë pas përfundimit të Kupës së Botës.
Ndaj, drejtuesit po përqëndrohen tek pista “Joao Pedro”, sulmuesi i Chelseat i cili është kthyer në prioritet për klubin dhe që do të mbajnë diskutime me londinezët për të mësuar detajet e këtij operacioni.
Braziliani do t’i kushtonte 70 milionë euro arkave të kampionëve të Spanjës, ndaj pritet me shumë kureshtje se çfarë do të bëjë Deco me presidentin Laporta për të përmbushur një prej objektivave të merkatos.
View this post on Instagram
