Gazetari sportiv Ylli Aga e ka thënë “troç” se me performancën e sotme pas fitores 4-0 me Elbasanin, por edhe për shkak të eksperiencës së lojtarëve të Egnatias për ndeshje të tilla, rrogozhinasit janë favoritët për titull.
Në emisionin “RubrikaSportive”, Aga tha që përqindjen më të lartë për t’i shkuar deri në fund Final Four e ka pikërisht ekipi rrogozhinas. Megjithatë, gazetari thekson se Egnatia ishte paksa me fat, edhe për shkak të formulës së përgjysmimit të pikëve.
“Për mua Egnatia e kishte konsideruar fat të madh që mbeti në garë për titull edhe pas javës së 36-të, duke përfituar edhe nga përgjysmimi i pikëve, duke i mbajtur gjallë në garë. Ekipet kanë gjithçka në këmbët e tyre, ky është një lloji lehtësimi.
Për mua sot me paraqitjen që ka bërë Egnatia, nëse thashë 30% për secilin ekip, mendoj që Egnatia ka një përqindje më të lartë se pjesa tjetër. Për shkak të performancës dhe eksperiencës së lojtarëve që kanë luajtur në të tilla ndeshje me shumë ngarkesë”, tha Aga.
