Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja me Vllazninë “ndezi” garën për titull, kapiteni dinamovit Bruno Dita: Ju tregoj pengjet e këtij sezoni, menduam vetëm për...

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me Vllazninë “ndezi” garën për titull,
Bruno Dita

Kapiteni i Dinamos, Bruno Dita ka folur së fundmi për “pengjet” që ai dhe ekipi i Dinamos kanë për ecurinë deri më sot në Superiore.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, kapiteni dinamovit tha se peng ka fillimit e vitit 2026, ku ekipi i Ilir Dajës kaloi një numër të konsiderueshëm ndeshjesh pa fitore.

“Pengje kemi shumë. E kemi nisur vitin 2026 shumë keq, kemi katër fitore më duket nga janari e deri në fund të 36 javëve. Kemi lënë shumë shumë pikë rrugës. Nuk e dinim që do të shkonte puna deri këtu, që në fund do na duhej t’i qanim këto pikë.

Por futbolli ka edhe çudira, ne shpresojmë deri në fund. Titull? Ishim aty. Na u largua Partizani katër pikë, mendonim vetëm të kapnim Final Four në fillim. E arritëm, fituam pikën, por ai fillim i vitit na penalizoi”, tha kapiteni Dita.

Poll

Lexo gjithashtu