Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skenar i “çmendur”, Ilir Daja me Dinamon kërkon “ndihmën” e Vllaznisë së Edi Martinit për të fituar titullin në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Skenar i “çmendur”, Ilir Daja me Dinamon kërkon
Ilir Daja dhe Edi Martini

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për secilin ekip në Final Four deri në mbyllje të gjithçkaje. Dinamo ia doli të fitoi pastër 2 – 0 kundër Vllaznisë, kurse Egnaia “turpëroi” Elbasanin 4 – 0, ndeshje të mbajtura në “Air Albania” (Tiranë).

Edhe pse “blutë” e drejtuar nga Ilir Daja janë 4 pikë mbrapa Egnatias, Vllaznisë dhe Elbasanit kryesues, ekziston një “skenar i çmendur” që kryeqytetasit të fitojnë titullin në Superiore.

Në këtë “lupë”, kërkohet “ndihma” e Vllaznisë. Dinamo duhet të marrë pikët maksimale kundër Ebasanit dhe Egnatias, ndërsa dueli mes shkodranëve të Edi Martinit e ekipit të Gvozdenovic të mbyllet në barazim.

Në javën e fundit, nevojitet “X” në duelin Elbasani – Vllaznia. Edhe pse në “letër” është shumë e vështirë të ndodh, matematika jep shpresë.   

Poll

Lexo gjithashtu