Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Iniesta “shkel gazin” pas tërheqjes nga futbolli, ish-i i Barcelonës bëhet trajner në Dubai

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Iniesta “shkel gazin” pas tërheqjes nga futbolli,
Andres Iniesta

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Andres Iniesta pritet të nisë një tjetër kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij, pasi ka rënë dakord të bëhet trajneri i ri i Gulf United.

Spanjolli ka nënshkruar ditën e sotme kontratën, e cila ende nuk jep detaje specifike mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të tij në këtë klub. Gulf United militon në kategorinë e dytë të futbollit për nga rëndësia në Emiratet e Bashkuara.

I konsideruar ndryshe si “maestro” i mesfushës, 42-vjeçari kaloi pjesën më të madhe të karrierës te Barcelona ku luajti për 22 vite, ku numëron 674 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përpara se të kalonte në Japoni te Vissel Kobbe ku qëndroi për 5 vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu