Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lider absolut te Chelsea, mbrojtësi spanjoll “var këpucët në gozhdë”

Shkruar nga NEWSPORT
Lider absolut te Chelsea, mbrojtësi spanjoll “var këpucët
Cesar Azpilicueta

Cesar Azpilicueta i ka dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme në futbollin profesionist, duke njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli aktiv.

Mbrojtësi spanjoll mbyll kështu një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm, ku la gjurmë të mëdha si në futbollin e klubeve, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës me 823 paraqitje zyrtare. Azpilicueta u bë i njohur fillimisht me Osasuna, përpara se të transferohej te Marseille, ku fitoi përvojë të madhe në arenën europiane.

Megjithatë, periudha më e lavdishme e karrierës së tij erdhi me Chelsea. Me fanellën londineze, Azpilicueta u kthye në një lider të vërtetë dhe një nga futbollistët më të respektuar të klubit, duke fituar trofe madhorë si UEFA Champions League, UEFA Europa League, FIFA Club Ëorld Cup dhe titullin kampion në Premier League.

Pas aventurës në Angli, spanjolli u rikthye në La Liga me Atletico Madrid, ku zhvilloi sezonet e fundit të karrierës së tij.

Azpilicueta largohet nga futbolli si një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm dhe profesionistë të brezit të tij, ndërsa tifozët do ta kujtojnë për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe lidershipin në fushën e lojës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by César Azpilicueta (@cesarazpi)

Poll

Lexo gjithashtu