Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Ish-kampion me Gjermaninë në Botërorin "e artë", sulmuesi e mbyll si pronar në vendin e lindjes

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-kampion me Gjermaninë në Botërorin "e
Gjermania, kampione e Kupës së Botës 2014

Të gjithë e mbajmë mend Gjermaninë e vitin 2014, kur u shpall kampione e Kupës së Botës. Një ekip me yje i drejtuar nga "strategu" Joachim Low, i cili udhëhoqi një grup të shkëlqyer lojtarësh, në një cikël që shkroi historinë, kulmuar me atë finale të fituar përballë Argjentinës në frymën e fundit.

Pjesë e "Pancerave" ishte dhe sulmuesi Lukas Podolski, i cili ditën e sotme ka njoftuar tërheqjen nga futbolli duke i dhënë fund ciklit të tij si profesionist. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku u aktivizua për herë të fundit e ku ai mban dhe statusin e pronarit, Gornik Zabrze. 

ZYRTARE/ Ish-kampion me Gjermaninë në Botërorin "e
Lukas Podolski

Një epokë e suksesshme që u mbyll në vendin e tij të lindjes në moshën 41-vjeçare. Kujtojmë se Podolski është ka lindur në Poloni, por emigroi drejt Gjermanisë që në moshën 2-vjeçare, së bashku me familjen e tij. Me Gjermaninë, ai zhvilloi 129 paraqitje duke shënuar 48 gola.

Poll

Lexo gjithashtu