Pas fitimit të titullit me Al-Nassr Cristiano Ronaldo arrin të jetë i pari edhe në revistën e “Fobes”. Për të tretin vit rradhazi ylli portugez është atleti më i paguar me të ardhura marramendëse prekin shifrën e 300 milionë euro.
Kjo shumë përfshin pagën e tij kolosale nga klubi saudit, bonuset dhe mbi të gjitha marrëveshjet e sponsorizimit me disa nga markat më të fuqishme në botë. Pas tij në listën e “Forbes” renditen emra të mëdhenj, por me një distancë të konsiderueshme.
Stephen Curry vjen i dyti me 156 milionë dollarë, i ndjekur nga boksieri Tyson Fury me 146 milionë dollarë. Ndërkohë rivalit të tij të përjetshëm Lionel Messit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pozicionohet në vendin e pestë me 135 milionë dollarë.
Ronaldo tashmë i ka mbushur 40 vjeç dhe e ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2027 me Al-Nassr. Yllin portugez pritet ta shohim në fushë dhe ne Kupën e Botës 2026. Për Ronaldon koha nuk kalon por ajo punon në favorin e tij.
