Sporting Lisbon
Një surprizë ka ardhur këtë fundjavë nga Portugalia, aty ku u luajt finalja e Kupës së Portugalisë mes Torreense dhe Sporting Lisbonës.
Në finalen e luajtur në Lisbon, Torreense kaloi e para në avantazh në minutën e 4-të. Sporting arriti të reagonte në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar shifrat me të zakonshmin Luis Suarez. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1.
Në kohën shtesë Torreense arriti të shënonte golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të Maxmiliano Araujo brenda zonës. Deri në fund të vërshëllimës së gjygjtarit rezultati mbeti i pa ndryshuar.
Për Torreense ky është trofeu i parë madhor në historinë 109 vjeçare të klubit.
Poll
