Sergio Conceicao nuk do të jetë më trajner i Al Ittihad. Trajneri portugez dhe klubi i Arabisë Saudite kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre në mënyrë të mënjëhershme.
Kështu, edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj mbetet pa trajner. 51-vjeçari largohet nga Ittihad, pasi u emërua në tetor të vitit 2025, por pa mundur që të bindë drejtuesit. Megjithatë ky mund të cilësohet lajm i mirë për shqiptarin, pasi nuk ishte i preferuar i Conceicaos.
Conceicao i drejtoi “tigrat” e Arabisë Saudite në 41 ndeshje. Në këto sfida që ai drejtoi, “timonieri” portugez ia doli që të fitonte 21, barazone në 7 ndeshje dhe të humbte në 13 të tjera.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, tekniku në fjalë është gati për një aventurë të re. I njëjti burim informacioni, raporton se Conceicao është në bisedime me disa klube evropiane.
