Përballja mes Liverpool dhe Brentford, e mbyllur në barazimin 1-1 dhe e vlefshme për javën e fundit në Premier League, ishte dhe momenti që kulmoi me lamtumirën e Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian e mbylli me “Reds” pasi njoftoi javë më parë vendimin për t’u larguar në fund të këtij sezoni, teksa në këtë takim luajti për 74 minuta duke shërbyer topin për golin e avantazhit.
Së fundmi, mediat në Turqi raportojnë se 33-vjeçari ka arritur dhe një akord me Fenerbahcen, duke pranuar kështu një kontratë 1 vjeçare me opsionin për rinovim vitin pasardhës, ku do të përfitojë plot 20 milionë euro.
Mbetet vetëm zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi që mund të vijë në ditët në vazhdim.
SALAH FENERBAHÇE'YE 'EVET' DEDİ!
— A Spor (@aspor) May 25, 2026
???????? Fenerbahçe, Mohamed Salah ile 20 milyon Euro maaş üzerinden, 1+1 yıllığına anlaşmaya vardı.
????️ Sabah pic.twitter.com/VZnO8giWO0
