Festa e Egnatias me trofeun e Superiores
Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” ekipi i Egnatias u shpall kampione për herë të 3-të radhazi në Superiore.
Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i ekipit Nevil Dede i cili e drejtoi ekipin në 5 javët e fundit të kampionatit u shpreh shumë krenar për paraqitjen e ekipit dhe për trofeun e fituar.
Duket se atmosfera festive te klubi rrogozhinas është akoma e lartë. Trajneri ka ndarë me fansat në rrjetet sociale një fotografi shkëputur nga momenti i ngritjes së kupës.
“Momente të mëdha ndërtohen nga njerëz të mëdhenj. Kampionë të Shqipërisë”, ishte shkrimi i trajnerit Dede.
Poll
