Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PLAS në Shkodër! Kërkohet PUBLIKISHT largimi i disa lojtarëve të Vllaznisë: Mercenarët të...

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS në Shkodër! Kërkohet PUBLIKISHT largimi i disa
Vllaznia

Vllaznia i mbylli 36 javët e rregullta të “Abissnet Superiore” në vendin e parë. Mirëpo, në Final Four i humbi të 3 ndeshjet, përballë Dinamos, Egnatias dhe Elbasani, duke lëshuar titullin nga duart.

Ditën e sotme, tifogrupi mbështetës i ekipit shkodran, “Vllaznit Ultras” kanë bërë një reagim të ashpër ndaj klubit dhe lojtarëve. Ata kanë kërkuar largimin e disa prej tyre, të cilët janë “mercenarë” dhe s’e kanë dashur fanellën kuqeblu.

“Shumë vite pa gëzuar, por prapë jemi këtu. Mercenarët që erdhën, të ikin, ata që deshën këtë fanellë, të rrinë. Dje, sot, nesër, PËRGJITHMONË VLLAZNIA”, shkruan tifogrupi mbështetës i Vllaznisë.  

Poll

Lexo gjithashtu