Tifozët e Vllaznisë dhe Edi Martini
Klubi i Vllaznisë, para disa minutash njoftoi në rrjetet sociale se kanë rinovuar edhe për 2 vite të tjera me trajnerin Edi Martini. Edhe pse kuqeblutë nuk ia dolën të shpallen kampion, pavarësisht se ishin shumë pranë, sërish drejtuesit besojnë të vizioni dhe idetë e trajnerit Martinit.
Në postimin e Vllaznisë, nuk kanë munguar reagimet e ashpëra për këtë zgjedhje, duke shprehur hapur pakënaqësitë. “Vendim i gabuar”, shkruan një komentues, ndërsa “dhimbja” prek më shumë një tjetër tifozë të Vllaznisë:
“Po të pyesësh tifozët, nuk do ishin dakord. Martini duhet të japi një shpjegim publik si i humbi ndeshjet e fundit dhe a di ai sa zhgënjim e dhimbje na ka shkaktuar neve tifozëve”.
Reagimi i ashpër nga tifozët e Vllaznisë kundër rinovimit të Edi Martinit
Poll
