Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dështuan të fitonin titullin pas nisjes spektakolare të sezonit, Vllazani merr VENDIMIN për “arkitektin” e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dështuan të fitonin titullin pas nisjes spektakolare të
Vllaznia

Vetëm para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka rinovuar me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Pas trajnerit Edi Martinit, drejtuesit e ekipit shkodran nuk kanë humbur kohë dhe ka konfirmuar marrëveshjen e re me “arkitektin” deri në vitin 2028-të.

Kjo lëvizje është tregues se presidenti Alban Xhaferi i beson “verbërisht” dyshes Martini-Sinani, me shpresën se do ta rikthejnë titullin kampion në Superiore pas më shumë se 25 vitesh pritje.

Edhe pse Vllaznia e nisi “furishëm” sezonin që u mbyll, në Final Four atyre i “ranë bateritë” çuditërisht, 3 humbje në 3 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e 3-të.      

Poll

Lexo gjithashtu