Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përkrah Ildi Grudës me trofeun e kampionit, drejtori sportiv i Egnatias “sms” Edi Martinit: Koha tregon çdo vendim

Shkruar nga NEWSPORT
Përkrah Ildi Grudës me trofeun e kampionit, drejtori sportiv i
Ildi Gruda & Klajdi Zenelaj - Edi Martini

Egnatia ka tashmë statutin e kampiones në Shqipëri, duke mbrojtur për të tretin vit radhazi "kurorën" e më të mirës në kampionatin shqiptar.

Kështu, rrogozhinasit mposhtën konkurrencën me rivalët për titull si Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo, duke e mbyllur në vendin e parë në kuotën e 37 pikëve po aq sa verdheblutë, por me avantazhin e golave në përballjet direkte.

Si duket, tek Egnatia i rikujtojnë "mesazhet" e vjetra, ndaj dhe drejtori sportiv i këtij klubi, Klejdi Zenelaj ka zgjedhur të shkëpusë një postim të bërë 11 muaj më parë nga trajneri i shkodranëve, Edi Martini, i cili pas transferimit të sulmuesit Ildi Gruda te Egnatia pikërisht nga Vllaznia më 4 korrik të vitit të kaluar, shkroi se "jeta vazhdon".

Këtij postimi, Zenelaj i është përgjigjur me një foto ku gjendet përkrah pikërisht sulmuesit Gruda, duke mbajtur në dorë trofeun e kampionit, një objektiv që mbeti thjesht një "ëndërr" e parealizuar për Shkodrën që i duhet të pres akoma, përtej 25 viteve. 

"Koha tregon çdo vendim", shkruan drejtori sportiv, duke lënë të nënkuptohet se zgjedhja për të transferuar Grudën në Rrogozhinë ishte një vendim i duhur. 

Përkrah Ildi Grudës me trofeun e kampionit, drejtori sportiv i
Postimi i Klejdi Zenelajt, drejtori sportiv i Egnatias

 

Poll

Lexo gjithashtu