Vllaznia
Sherif Kallaku do të vazhdojë që të jetë pjesë e Vllaznisë. Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur edhe për një tjetër vit, duke rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2027.
Pavarësisht zhgënjimit për “lëshimin” e titullit kampion në fazën Final Four, në aspektin personal Kallaku bëri mjaft mirë. Mesfushori shënoi 5 gola dhe dhuroi 5 asiste, duke qenë lider absolut.
Kujtojmë që 28-vjeçari u bashkua me shkodranët në gushtin e vitit 2025. Ndërsa këtë vit ofertat nuk mungonin për të, si nga Superiorja dhe jashtë Shqipërisë, por Vllaznia bëri lëvizjen e bujshme duke e bindur të qëndronte.
Poll
