Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Revolucion te Real Madrid, tre lojtarë me “valixhe” në duar

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion te Real Madrid, tre lojtarë me “valixhe” në
Real Madrid

Sipas raportimeve të fundit, Gonzalo Garcia, Fran Garcia dhe Franco Mastantuono pritet të largohen nga Real Madrid gjatë merkatos së verës. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se të tre lojtarët kanë pranuar mundësinë e një transferimi për të kërkuar më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në skuadrat e reja.

Gonzalo Garcia ka tërhequr interes nga disa klube europiane, ndërsa Fran Garcia shihet si një nga emrat që mund të sakrifikohet në kuadër të ndryshimeve që po planifikon klubi madrilen. Në të njëjtën kohë, talenti argjentinas Franco Mastantuono mund të largohet në formë huazimi për të vazhduar zhvillimin e tij. 

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Real Madridi, raportimet e fundit sugjerojnë se e ardhmja e tre lojtarëve është larg “Santiago Bernabéu”, ndërsa klubi po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha në skuadër.

Poll

Lexo gjithashtu