Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona dhe Manchester United “sherr” për yllin e Anglisë, sulmuesi “zbarkon” te ekipi i Messit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona dhe Manchester United “sherr” për yllin e
Marcus Rashford

Marcus Rashford vijon të mbetet një çështje e pazgjidhur te Barcelona. Pas transferimit të bujshëm të Anthony Gordon nga Newcastle United për 80 milionë euro, si dhe përpjekjeve për të marrë Julian Alvarez nga Atletico, katalanasit janë duke tentuar me çdo mënyrë për të mbajtur anglezin në "Camp Nou" për edicionine ri 2026/27.

Megjithatë, rezistenca që po tregon Manchester United ka bërë që palët mos të gjejnë ende gjuhën e përbashkët. Marrë kjo në konsideratë, Rashford ka zgjedhur të "transferohet" drejt Amerikës, aty ku 28-vjeçari po përgatitet për të qenë maksimalisht i gatshëm për Botërorin me Kombëtaren e Anglisë.

Ai është parë në kampin stërvitor të Inter Miamit, skuadër në të cilën luan dhe ylli argjentinas, Leo Messi. Teksa klubet që kanë fatin e tij në dorë janë në bisedime, sulmuesi zgjedh të mbajë formën perfekte dhe të niset me të gjitha energjitë drejt finaleve të turneut më prestigjioz në botë. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu