
Presidenti i Atletico Madrid foli për lojtarin portugez Joao Felix, i cili është huazuar tek Chelsea. Sipas presidentit Enrique Cerezo e ardhmja e Felix është ende e paqartë, nëse ai do kthehet në Madrid apo do qëndrojë tek blutë e Londrës.
Gjithashtu Cerezo dha edhe një koment mbi të ardhmen e Simeones dhe për rastin Negreira.
“Rrethanat e çdo skuadre janë të ndryshme. Ai është një yll, por ka pasur shumë presion dhe nuk ka pasur fatin ta provjë këtë këtu. Ai do të bëhet një lojtar i madh në një kohë jo shumë të largët.
E ardhmja? Nuk është e nevojshme të parashikohen gjërat, gjithçka do të duhet të vlerësohet. Chelsea është një ekip i madh. Nëse ai kthehet do të pritet mirë. Asgjë nuk mund të përjashtohet kurrë në futboll, mund të vijë çdo surprizë.
Edhe për Simeonen është njësoj, nëse ai dëshiron do të vazhdojë këtu.
Rasti Negreira? Mua më duket një spektakël katastrofik, por shumë tashmë kanë një mendim. Nuk e kam studiuar rastin dhe nuk e kam idenë, nuk mund të komentoj."