
Pas fitores ndaj Skënderbeut ka folur portieri i Partizanit Alban Hoxha, i cili ka vlerësuar lojën, duke e cilësuar një ndër ndeshjet më të mira të zhvilluara deri tani.
"Ne ambiciet tona i kemi treguar gjithmonë, e dinim që kishim një ndeshje të vështirë, pasi ishte një Skënderbe i fortë, por e dinim mirë që nuk do dilnim pa pikë.
Që nga minuta e 10 disavantazh ishte e vështirë pasi mund të thellohej rezultati. Qetësuam lojën dhe arritëm të menaxhonim situatën. Mendoj se kemi bërë lojën më të mirë të këtij.
Ekuban ka treguar vlerat, pasi ka shënuar shumë gola, por unë nuk mund të them asgjë, thjesht të jap vlerësimin tim. Suka e ka derën e hapur është i mirëpritur.
Kjo fitore më ka shijuar, pasi ishte një fitore e "dhimbshme". Kjo ka qenë një ndër lojërat më të mira.
Rival kryesor është Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu, por ne jemi më të mirët", ka thënë portieri i Partizanit Alban Hoxha për "Supersport".