
Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit Ronaldinho ka pushtuar mediat botërore me lajmin e fundit.
Kampioni i botë me "Selecaon" në vitin 2002 ka vendosur të ndajë jetën me dy partnere njëkohësisht.
Pavarësisht se braziliani nuk ka deklaruar asnjë gjë publike, lajmi është bërë me dije nga rrethi i ngushtë i miqve të sulmuesit, por vetë ish-numri 10 i Barcelonës ka treguar thuajse të vërtetëm nëpërmjet postimeve të fotove me të dyja vajzat në Instagram.
Madje zërat e shumtë në Brazil flasin për një martesë të ish-"Topit të Artë" 2005 me dy të dashurat e tij Priscilla Coelho Beatriz Souza në muajin gusht të këtij viti.
Historia bëhet dhe më e cuditshme kur është mësuar se ai u blerë dhuratë në prag të celebrimit dy unaza të njëjta të dyja vajzave.
Të tre palët kanë pranuar këtë formë bashkëjetese intime vetëm me kushtin e paradhënies nga Ronaldinho për të dyja partneret nga 1700 €.
Sipas mediave braziliane, publikimi i një lajmi të tillë ka ndikuar negativisht në jetën e Priscillas e cila ka humbur vendin e punës.
Ronaldinho ka vendosur të përfshihet në fushën e politikës ku kërkon të garojë për forcën politike Partia Republikane Braziliane ne qytetin e vendlindjes Belo Horizonte.
Mesa duket "magjistari i driblimit" nuk e ka parashikuar që ekspozimi i jetës intime mund të ulë kuotat në zgjeshjet e afërta parlamentare.
[gallery columns="1" size="full" ids="239176"]