Emir Sahiti
Emir Sahiti është futbollisti më i ri i Maccabi Tel Aviv. Sulmuesi 27-vjeçar është larguar nga Hamburg, për t’u huazuar në Izrael tek ekipi kryeqytetas, madje duke surprizuar me këtë lëvizje.
Huazimi i Sahitit te Maccabi do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit. Ndërkohë që kur kjo formulë transferimi të përfundojë, klubi izraelit do të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare.
Kujtojmë se Sahiti ka një karrierë interesante me ekipe si Prishtina, Trepça 89, Rabotnicki, Hajduk Split, Sibenik dhe Hamburg. Ai ka luajtur edhe 11 ndeshje me Shqipërinë U21, por më vonë zgjodhi të luante me përfaqësuesen e Kosovës.
View this post on Instagram
Poll
