
Boksi, mundja dhe peshëngritja, normalisht që janë sporte të vështira dhe për natyra të egra, por që shqiptarëve iu është përshtatur shumë mirë në kohë. Ndoshta nga terreni, vështirësitë e jetës dhe problemeve, këto janë kthyer edhe në profesion për shumë të rinj, të cilët ndër vite kanë ngritur lart flamurin shqiptar.
Majlinda Kelmendi, vajza nga Kosova, mori medaljen e arit në sportin e xhudos në Rio. Ndërsa në Lojërat Olimpike në vite të ndryshme janë ngritur në podium Aziz Salihu, ish-boksieri që është vlerësuar me medalje bronzo në vitin 1984; ish-mundësi Shaban Tërstena që ka marrë medalje ari në vitin 1984 dhe argjendi në vitin 1988; Shaban Sjediu që ka marrë medalje bronzi në vitin 1984 dhe në vitin 1988. Luan Krasniqi që është nderuar me medalje bronzi në boks në vitin 1996.
Megjithatë, këta nuk janë më të vjetrit që kanë përfaqësuar flamurin kuqezi dhe kombin shqiptar. Por, para 85 viteve mundësi Milaim Pelivani është nderuar me medalje ari dhe kampion botëror në Lojërat Olimpike “Chicago 1931”.
Në vitin 1931 ai ka garuar me flamurin shqiptar, pra atë kuqezi me shqiponjën dy-krenare. Në atë kohë ngritja lart e flamurit kuqezi nga Milaim Pelivani është kthyer në çështje. Kryeministri i atëhershëm i Turqisë, Kemal Ataturk, i ndaloi mundësit që të garonte sepse ishte pjesë e Turqisë dhe ngriti lart flamurin shqiptar. Mbi të gjitha, në momentin e dekorimit, ai kërkoi që të ngrihej lartë flamuri dhe të këndohej himni shqiptar, duke e kthyer në atë kohë një çështje madhore këtë situatë për kombin shqiptar.