Ditën e nesërme Skënderbeu do të ketë një ndeshje shumë të vështirë përballë Kukësit, që do të zhvillohet në Kamëz, për faktin se verilindorët nuk kanë në dispozicion stadiumin e tyre 'Zeqir Ymeri'.
Barazimi me Tiranën në "Selman Stermasi" dhe humbja e papritur në Korçë ndaj Teutës. Këto rezultate kanë sjellë pakënaqësi në kampion korçar, sidomos tek presidenti Ardian Takaj, i cili nuk është aspak i kënaqur me lojën dhe rezultatet, e ndërsa kërkon që skuadra e tij të reagojë menjëherë, duke marrë një 3 pikësh.
Nëse ka një fakt që e bën akoma më shumë kampion Skënderbeun, është sepse në momente delikate asnjëherë nuk janë dramatizuar situatat dhe rezultati ka ardhur menjëherë. Tashmë është ende herët, të shohim pas ndeshjes së nesërme.
