Gianni De Biasi, trajneri italian i Shqipërisë ka dhënë disa deklarata për mikrofonin e radio “Kiss Kiss Napoli”. Mes fjalëve të tij ka shumë vlerësim për Shqipërinë e sidomos për mbrojtësin e Napolit dhe të Kombëtares, Elseid Hysaj.
[caption id="attachment_851" align="alignleft" width="300"]
Elseid Hysaj[/caption]
“Në Europian u treguam shumë të zotë, por ishim të pafatë që të bënim kualifkimin historik në 1/8-ave të finaleve. Ka qenë një aventurë e bukur, mëkat që përfundoi”, thotë fillimisht tekniku italian i pankinës së Shqipërisë.
I pyetur për Hysajn nga radio napolitane, ai e ngriti në nivelin më të lartë mbrojtësin e ri në moshë dhe thotë: “Hysaj? Mendoi se ai ka kapacitetin dhe eksperiencën për t’u përmirësuar me tej, por ka edhe nivelin tekniko-taktik më të lartë dhe në Europian ai konfirmoi besimin tim. E kam thënë edhe një vit më parë, te Napoli duhet ta mbështesin atë me sytë e mbyllur”.
