Humbja 1-6 ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League ishte një mbrëmje për t’u harruar për Atalantën. Megjithatë, për Berat Gjimshitin ndeshja shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij me klubin bergamask.
Mbrojtësi shqiptar regjistroi paraqitjen e 324-t zyrtare me fanellën e Atalantës, duke u ngjitur i vetëm në vendin e pestë në historinë e klubit. Ai ka lënë pas Cristiano Doni dhe tani synon të afrohet me një tjetër ikonë të skuadrës, Walter Bonacina.
Gjimshiti vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës edhe në arenën europiane. Përballja ndaj Bayern Munich ishte ndeshja e tij e 38 në Champions League, duke e renditur të dytin më të aktivizuar në historinë e klubit pas Marten de Roon.
