Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Edi Martini vë “duart në kokë”, lotët e liderit të sulmit bëjnë Vllazninë të "vajtojë"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edi Martini vë “duart në kokë”, lotët e
Momenti i dëmtimit të Lirim Kastratit

Vllaznia barazoi mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-0.

Por, kjo ishte 1 pikë me pasoja për ekipin shkodran. Kjo për shkak se sulmuesi Lirim Kastrati u detyrua që të linte fushën e lojës i dëmtuar në fundin e pjesës së parë, duke krijuar jo pak “dhimbje koke” për trajnerin Edi Martini.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të sulmuesit, por nga çalimi dhe lotët e tij, mungesa në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dinamos, duket e sigurt. Padyshim që pritet të lërë boshllëk për formacionin e Martinit.

Momenti i dëmtimit të Lirim Kastratit

Poll

Lexo gjithashtu