Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kishim frikë për ta fituar këtë ndeshje”, Martini pas 1 pike të marrë në Rrogozhinë: Të ishte ditë tjetër, do të...

Shkruar nga NEWSPORT
“Kishim frikë për ta fituar këtë ndeshje”,
Edi Martini

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i shkodranëve, Edi Martini. 

“Nuk duhet të kemi nervozizëm dhe gabime në pasime, këto ishin ato që bëri Vllaznia. Nuk ishim mirë sidomos në qarkullimin e topit. Bëmë një pjesë të parë joë të mirë. Me kalimin e minutave dhe daljen e Kastratit na mungoi shpejtësia dhe dalja në krah. Ndryshova disa herë vendosjen, patëm rast. Unë them që kjo nuk ishte dita e jonë, tepër nervozizëm dhe frikë për ta fituar këtë ndeshje. Largimi i Salës? U ndëshkua shpejt me kartonin e verdhë, nuk doja të rrezikoja.

Vonuam atë që kemi të rëndësishëm, pjesën e lojës tonë. Nervozitet, nuk duhej humbur me patjetër kjo ndeshje. Nuk ka qenë ajo lojë që jemi mësuar ta bëjmë. Të ishte një ditë tjetër, siç kemi luajtur në Shkodër, do ta kishim fituar. Mënyra se si luajtëm, unë them që barazimi është rezultati më i saktë.

Na vuri në krizë Albanese, Pusi nuk ishte në ditë të mirë. E fillova me katër për të ulur ritmin e krahëve të tyre. Morëm masat për krahun e majtë të tyre, ia arritëm në pjesën e dytë pasi nuk kishte rrezikshmëri më. Sot nuk kishim ardhur për t’u mbrojtur. Nuk ishim në ditën kështuqë jam i kënaqur edhe me barazimin.

Me futjen e Fangajt në mes, e kishim përgatitur për disa ndryshime, por nuk ia dolëm”, tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu