Edlir Tetova
Edlir Tetova u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e sotme ku Egnatia e tij barazoi pa gola përballë Vllaznisë. Protestat për kartonin e kuq ndaj Arbenit Xhemajlit, sollën të “njëjtin fat” edhe për teknikun.
Kështu, Egnatia mbetet pa trajner për ndeshjen e ardhshme në Superiore, atë kundër Elbasanit. Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet më 20 mars, duke nisur prej orës 19:00.
Drejtimin e ekipit në atë ndeshje pritet ta marrë zëvendësi i Tetovës, Julian Brahja. Përsa i përket sfidës së sotme, ajo përfundoi 0-0, duke e lënë Egnatian në vendin e dytë me 50 pikë, 2 më pak se shkodranët.
Poll


