Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pse shkoi në VAR për herë të dytë?!” Edlir Tetova me rezerva për arbitrimin: Balaj shtyu lojtarin tonë, ju tregoj pse e tërhoqa ekipin jashtë fushe

Shkruar nga NEWSPORT
“Pse shkoi në VAR për herë të dytë?!” Edlir
Edlir Tetova

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vendasve, Edlir Tetova. 

“Mendoj që presioni u krijua gjatë lojës. Gjatë gjithë lojës kemi qenë në zotërim topi, para portës së kundërshtarit. Mendoj që çunat kanë zhvilluar ndeshje shumë të mirë, deri te kartoni i kuq, që prishi të gjithë objektivat. Cila ishte ideja për protestën? Kemi dy paralelizma, nuk kam asgjë me gjyqtarin, është thjeshtë nxitim. Në momentin e parë që Xhemajli largon topin, Balaj e shtyn.

Marrja e kartonit të kuq, nëse ne marrim pjesë në seminaret e FSHF-së, matet distanca e topit, sulmuesi nuk e arrin topin, ka një llogjikë. Unë nuk bëra asgjë, mora karton të kuq. Ma tha dikush nga stafi, që kjo është rregullore e saktë. Kemi një rregullore tjetër që nuk zbatohet, këtu dua që të jetë i llogjikshëm arbitri. Kërkova ekipin afër që arbitri të shikonte VAR-in. Sulmuesi i Vllaznisë shtyn lojtarin tonë. Lëre aksionin deri në fund dhe e vendos, gabim që shkon në VAR për herë të dytë. Unë bëj dy paralelizma. Nëse lojtarët e stolit, stafi bëjnë diçka që nuk është normale, unë e di, merr karton të kuq trajneri i parë. Edhe tek kjo, duhet të shihet rregullorja, distanca e topit, e arrin sulmuesi?

Pasimi direkt duhet të ishte te linja jonë e parë e sulmit, për të dalë në situata 3-3 lotjarët e sulmit. Pjesa e parë dhe minutat e para të pjesës së dytë, çunat e mi kanë qenë perfekt. Ne çdo pasim e kishim para portë së Vllaznisë, por pa gjetur portën. Të ishim më të kujdesshëm, në sulm mund të kishim shënuar po të ishim më të qetë. Mendoj që nuk i kemi lënë hapësira Vllaznisë, këtë kishim përgatitur, për të qenë agresivë dhe për të bërë faull. Mendoj që deri në momentin që ishim me 11 lojtarë, kjo nuk ka ndodhur, nuk e kemi lënë Vllazninë që të vijë në tranzicion drejt portës sonë. Kanë bërë 2-3 goditje nga jashtë zone.

 Kishim një strategji. Po flasim për pjesën kur ishim me 11 lojtarë. Kishim Yahayën që është numër 9-sh, kap mirë zonat e ndërmjetme, ia arritëm por nuk kishim efikasitet tek pasimet e fundit. Ai bëri mirë tek ajo që ne kërkuam. Ne zbritëm Ruçin si numër 6, kishim ndryshuar. Këtë gjë ne e punuam mirë në 45 minutat e para, edhe me ndërrimin e skemës së Vllaznisë. Mendoj që nuk po merreshim vesh, kemi diçka klasike tonën. Nuk merreshim mirë me mbrojtjen nga ana e djathtë, duhet të ishim më të shpejtë me pasimin, por kur ngelesh me 10 lojtarë bëhet më e vështirë”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu