Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta, Tirana dhe Kukësi "ngrijnë" 30 mijë euro për Luftëtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta, Tirana dhe Kukësi "ngrijnë" 30 mijë euro

Luftëtari mund të quhet surpriza e këtij sezoni futbollistik. Gjirokastritët kanë arritur të zhvillojnë një lojë të mirë në fushën e blertë dhe tani renditen në vendin e 6-të me 18 pikë. Megjithatë për bluzinjtë duket që nuk do të mbyllet me kaq ky vit që po lëmë pas.

Mësohet se drejtuesit e Luftëtarit kanë kërkuar nga skuadra të fitojnë 4 ndeshjet e radhës dhe do të kenë një shpërblim prej 30 mijë eurosh. "Aktin" e parë e kanë kryer me sukses, pasi mposhtë Vllazninë në "Loro Boriçi" me rezultatin 3-2. Tashmë i mbeten edhe 3 takime të tjera, megjithatë misioni duket i vështirë, pasi skuadra e drejtuar nga Milinkoviç do të luajë kundër Teutës, Tiranës dhe Kukësit, 3 skuadra të cilat kërkojnë pikë në këtë "luftë" të ashpër të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga