Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndërhyrje HORROR, arbitri i VAR-it s’shihte”, Ilir Daja e ka me gjykimin pas humbjes me Elbasanin: Unë s’i mbroj dot lojtarët e mi... (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndërhyrje HORROR, arbitri i VAR-it s’shihte”, Ilir Daja
Ilir Daja

Elbasani ka fituar në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja. 

“Të shkosh tek goli, duhet ta ndërtosh ashtu siç kemi ne mënyrën tonë. Kemi provuar të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Ismailin dua ta përgëzoj për lojën që bëri në qendër, pasi është një mbrojtës i krahut të djathtë. Edhe Lorran kur u fut në pjesën e dytë, ishte i sforcuar pasi ndeshjen e fundit doli me probleme. Kemi përdorur Vilën në krah, që nuk është fare pozicioni i tij.

Kjo ka qenë një nga arsyet që në këto 3 ndeshje nuk kemi shënuar. Do të shohim përpara. Unë dua ta shoh gotën gjysmë-plot, jo gjysmë-bosh. Edhe në fazën e parë, jemi 2 pikë mangët, ndërsa me fazën e dytë jemi 1 pikë mangët. Me ardhjen e të gjithë kontigjentit dhe rikuperimit të lojtarëve, ashtu si Qefalija, do të bëjmë më mirë në vazhdimësi, pasi Qefalinë s’e zëvendësojmë dot. Besoj se Qefalija me Nezirin do të fillojnë këtë javë dhe do t’i bashkohet grupit, por të diferencuar. S’po reagon njeri, po reagoj unë.

Nuk e di nëse rasti i Vilës ishte penallti apo jo. Kur ndërhyrja kundër Ismailit, për mua ishte horror. Mirë që arbitri i fushës nuk i sheh, se me ne ai nuk sheh, madje s’e pa as VAR-i. Nuk ju them lojtarëve të luajnë ashtu sepse kemi marrë më shumë kartonë të kuq. Nuk e di nëse thoni se Dinamo është ekipi më i egër. S’dua të krijoj alibi, por merrini ato në studio televizive dhe shihni rastin. Në ndeshjen e parë ka dalë me të kuq Aliji. Ndërsa tani ishte goditje direkt në nivelin e gjurit dhe shyqyr që s’e ka goditur në gju, pasi mund ta kishte detyruar të linte edhe futbollit.

Ndërhyrja

Nuk po përmend penallti, por nuk kam çfarë i them lojtarëve kur është ajo lloji ndërhyrje. T’u them që përgjigjuni në të njëjtën mënyrë, mbetemi me 10 veta. S’i mbron dot një arbitër që është i ulur shumë mirë te karrigia e VAR-it dhe tani çfarë t’u them unë lojtarëve aty. Vazhdojmë me pjesën tjetër, por doja ta sqaroja sepse s’doja të përmendja as penallti asgjë. Por nëse do të kishte vendosur këmbën tjetër, kushedi kur do bëhej për të luajtur futboll.

Sigurisht që Goudiaby është një lojtar që e bën mirë 6-shin. Pasi nga pozicioni i 6-tit s’ka mundësi për të bërë një gjë të tillë. Ekrani tjetër i yni ishte Vila, që është një lojtar sulmues. Edhe me ndërrimet që bëmë, kaluam Lorran në ato minuta që e aktivizuam në pozicionin e 6. Shoqërimi i Goudiaby me Vilën për të shkuar tek mbrojtësi i krahut të djathtë, ishte i vonshëm. Kështu që vendosëm pastaj që të ndryshojmë sepse kjo gjë nuk kishte efiçencë.

Ndërtimi i aksioneve? U bë sikur ne nuk ishim në fushë. Problemi është se pësuam gol që në minutat e para, me një mbyllje gabim pasi justifikohet Ismaili që nuk ishte në pozicionin e tij. Nuk është që mbrojtësi i djathtë dhe i majti janë gjëra njësoj. Kemi pasur edhe ne rastet tona me Berishën. Për një pasim të fundit mund të shkonim drejt golit.

Vila me eksperiencë, mund të bënte më shumë apo ndryshim skeme. Probleme në mesfushë? Unë jam dakord për këtë, sepse në mesin e fushës i kishim zëvendësimet që përmenda pak më përpara. Dihet që ne i themi që mesfusha është thembra e Akilit. Aty duhet të kishim bërë më mirë, por që i tentuam të gjitha dhe mungesa e lojtarëve natyralë të atij pozicioni, bëri që neve sot mos të kishim zgjedhje të tjera alternative.

Qardaku, pa minuta sot. Zgjedhje teknike apo pamundësi fizike? Edhe Qardaku edhe Lorran kanë pasur dy ditë terapi dhe pushim. Sot i kishim në pankinë për t’i përdorur disa minuta. Pas nxehmjes, Qardaku ka ndierë shqetësime në kofshë dhe nuk e hidhnim dot në fushë. Lorran tha që për momentin jam mirë, kështu që bëmë zgjedhjen e detyruar me të duke e vendosur si 6-sh”, tha Ilir Daja.  

Poll

Lexo gjithashtu