Pas 4 rezultatesh negative në Superiore, Elbasani është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 2 – 0 Dinamon në “Elbasan Arena”. Një triumf që i afron me Vllazninë dhe Egnatian kryesuese.
Kjo fitore do të thotë shumë për verdheblutë, aq me tepër ndaj rivalit të drejtpërdrejtë në çështjen titull. Pas fitores së pastër dhe lojës bindëse nga të tijtë, foli para mediave trajneri Ivan Gvozdenovic:
“Fazën e parë ne fituam 17 pikë, në fazën e dytë 16 pikë. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Nga pikët jemi shumë në rregull dhe të kënaqur. Përballë kishim Dinamon. Ishim dominues në çdo aspekt. Sot ishte ndeshja jonë.
Edhe kundër Flamurtarit dhe Egnatias nuk ishim si sot. Gabimet në dy ndeshjet pararendëse ishin nga unë fillimisht dhe pastaj prej lojtarëve. Sot u evidentuam shumë mirë, e menaxhuam siç duhet kundër Dinamos.
Nga Qosja presim më shumë. Strategjia ishte me topa nga shpina. Me Manellarin, ishte ideja kundër Bregut. Manellari në fazën mbrojtëse ishte shumë i fortë ndaj Bregut. Kjo ishte ideja nga fillimi në pjesën e parë.
Manellari dhe Ibrahimi më afër mbrojtjese dhe topit të dytë. Me skuadra e dobëta edhe Barcelona apo Real Madrid kanë probleme ndaj rivalëve të tillë. Kur ke një skuadër të mbyllur thellë mbrapa, bëhet e vështirë”.
