Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Kombëtarja te zgjedhja e Malagas, Armando Sadiku rrëfehet në Spanjë: Një ëndërr, doja të dilja nga stadiumi

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kombëtarja te zgjedhja e Malagas, Armando Sadiku rrëfehet në

Armando Sadiku është rikthyer ai I dikurshmi. Sulmuesi elbasanas që luan në Spanjë, ka shënuar dy gola në fitoren e ekipit të tij në fundjavë. Sadiku është kthyer në "benjaminin" e tifozerisë, duke e parë sulmuesin shqiptar si pikën e kthesës për ekipin e Malagas. Performanca e mirë dhe golat e shënuar kanë shtuar interesin e mediave, ndaj "El Desmarque" ka zhvilluar një intervistë me sulmuesin e Kombëtares kuqezi. Aty përmendet transferimi në klub, peripecitë e dëmtimit, Kombëtarja dhe sigurisht goli në Europianin e Francës 2016.

"Transferimi te Malaga? Nuk kisha shumë kohë për vendimin, vetëm tre ditë që e diskutova me familjen kur erdhi oferta. Vendimi ishte I vështirë por jam I lumtur që gjendem këtu. Kam folur me Keidi Baren dhe më tregoi për ekipin dhe qytetin. Më tregoi se duhej të shënoja shumë ndaj dhe vendosa të vij".

"Shqipëria? Çdo herë që shkoj në Shqipëri shoh gjëra që duhen ndryshuar, por ndiej kënaqësi që t;iu them shokëve se duhet të vizitojnë vendin tim për shkak të bukurive. Jam krenar për këtë. Kombëtarja? Është diçka speciale, sepse luan me fanellën që e ke ëndërruar që fëmijë. Kjo është e rëndësishme për mua".

"Europiani? Është një gol që mund të ndodhë vetëm një herë, e kam ëndërruar që fëmijë dhe isha gati të dilja me vrap nga stadiumi. Për fat nuk e bëra. Emocioni ishte I madh, si një ëndërr e bërë realitet".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga