
Punimet në kompleksin e ri të Partizanit ecin me ritëm të shpejtë por në krahun tjetër, askush në klubin e kuq nuk jep garanci për stadiumin e ri dhe inagurimin e tij për sezonin e ardshëm.
Partizani sipas të gjitha gjasave do të kërkoj sërish “Selman Stermasin” edhe për sezonin e ardhshëm. Gjasat janë që të kuqtë të luajnë aty ndeshjet për kupat e Europës dhe më pas të kërkojnë një kontratë të re me Tiranën.
Stadiumi i ri në kompleksin që të kuqtë po ndërtojnë në Tufinë, sipas të gjitha gjasave nuk do të përfundojë në kohë dhe për këtë motiv, Partizani do të kërkojë sërish shtëpinë e Tiranës për të luajtur aty kundrejt pagesës.
Poll