Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndau rrugët me Vllazninë, ofertë zyrtare për mesfushorin shkodran

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia është një nga skuadrat që ka pasur më shumë largime lojtarësh. Një prej futbollistëve që vendosi të ndajë rrugët me shkodranët është Arsid Kruja. Mesfushori i përfundoi kontrata me kuqeblutë dhe palët vendosën të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Tashmë një lojtar i lirë në treg, 30-vjeçari ka marrë edhe ofertën e parë në drejtim të tij. Sipas “Superliga Shqiptare” Voska Sport është ekipi që kërkon shërbimet e lojtarit.

Skuadra maqedonase synon të përforcojë krahun e djathtë të mesfushës dhe Kruja plotëson kërkesat e drejtuesve. Këto të fundit i kanë bërë ofertën zyrtare lojtarit, por futbollisti ende nuk u ka kthyer një përgjigje pëfundimtare.

Detajet e kësaj ofertë nuk bëhen të ditura, por gjasat janë që 30-vjeçari të zgjedhe kampionatin maqedonas për të vijuaar karrierën e tij.

[caption id="attachment_698056" align="alignnone" width="810"]Arsid Kruja Arsid Kruja[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga