
Një lajm i trishtë për të gjithë tifozët shkodranë por jo vetëm. Tifozi më i “zjarrtë” i skuadrës së Vllaznisë, Shaban Pirane ka ndërruar jetë.
Një mesazh emociounues ka ardhur nga Alban Xhaferi, i cili ka theksuar se zëri i tifozit do t’i mungojë shumë skuadrës së Vllazninsë në çdo ndeshje, pasi Shaban Pirane ishte “shpirti” i kësaj skuadre që ka ndjekur çdo sfidë të kuqebluve.
“Një njeri i rrallë, simbol i tifozeris kuqeblu, do na mungojë për emocionet dhe pasionin e jashtezakonshem me te cilin ti e ndjeke Vllaznine!
E perlote çdo zemër kuqeblu me zanin që të dridhej kur Vllaznia po binte nga kategoria 4 vjet me pare.
Por ashtu si gzimi i një fmije, u gzove më mënyrë të papërshkrueshëm për rikthimin e Vllaznisë! Mu duk sikur takova tan tifozat e zjarrtë shkodran ndër vite kur t'solla fanelen e shënuesit të golit në fitimin e kupës së republikës.
I perjetshem qofte kujtimi yt tifozi i madh i Vllaznise Shaban Piranej! Zoti e mëshiroftë e shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar Xhaferi.