Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

DOSSIER

Ndahet nga jeta ish kampioni i madh Kombëtar, sporti në zi (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

U nda nga kjo jetë një Kampion i madh i Vlorës dhe i Shqipërisë. Mes të gjallëve kampionëve- legjenda, Vlora do të ketë një më pak. Ai është Rexhep Rapushi, icili ka qenë Kampion Kombëtar që nga viti 1957.

Nga vitet 1978-1983, aika qenë trajner i ekipit kombëtar.

Mori titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në vitin 1965 dhe “Medalje e Artë “ ”Për merita në fushën e Sportit”. Nga viti 1957 deri në vitin  1966 ka qenë kampion kombëtar.

Rapushi ishte fitues i medaljeve të arta në Spartakiadën Kombëtare  në vitet 1965, 1969, 1974,1979,1984.

Në kampionatin ballkanik 1982  në Athinë, ekipi kombëtar i drejtuar prej tij në vendin e dytë.

Në kampionatin ballkanik të vitit 1983 në Stamboll, renditet në vendin e parë duke fituar medaljen e artë.

Rexhep Rapushi ishte trajneri i i një brezi qitësash kampion të “Flamurtarit” që bën emër të madh në sportin e qitjes shqiptare.

I harruar nga shteti pas viteve ’90 dhe i pavlerësuar nga qyteti i tij, të cilit i dha një emër të madh në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Tags:

DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga