
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk po kalon një sezon të mirë dhe këtë e vërtetojnë statistikat në takimet e luajtura.
Deri tani, Navas ka pësuar më shumë gola (26), sesa ndeshje të luajtura (23). Gardiani i portës së "Los Blancos" ka pësuar mesatarisht 1.13 gola për ndeshje, raporton AS.
Sezonin e kaluar, Keylor Navas, pësoi 31 gola në 45 ndeshje (mesatarisht 0.68 gola për ndeshje).
Tani, edhe pse në gjysmë të sezonit, Navas ka pësuar vetëm 5 më pak se sa gjithë sezonin e kaluar, statistika këto që tregojnë se ai nuk është në formë dhe kjo po ndikon edhe në rezultat e madrilenëve.
Poll