Brajan Gruda është tashmë zyrtarisht futbollisti më i ri i Leipzig. Sulmuesi rikthehet kështu në Gjermani në formë huazini nga skuadra e Brighton.
Pas aventurës me Mainz në Gjermani, tashmë do të mbajë veshur fanellën e Leipzig, ku mbi shpinë do të ketë nmrin 10-të.
“Kur u shfaq mundësia për ta huazuar Brajan tani, ne ishim menjëherë entuziastë. E kemi pasur në radarin tonë për disa vite dhe do të kishim dashur ta sillnim te Leipzig në vitin 2024. Edhe pas kësaj, kontakti nuk u ndërpre kurrë. Jemi edhe më të lumtur tani, edhe nëse fillimisht është një huazim. E shohim Brajan duke luajtur në pozicionet e numrit tetë dhe dhjetë, ku ai do të na japë më shumë mundësi", ka shkruar klubi gjerman.
Ndërkohë gjithashtu shqiptari ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Leipzig. Talenti shqiptar shprehet i kënaqur për këtë transferim, ndërsa nënvizon se do të bëjë maksimumin për të arritur objektivat e ekipit.
“Isha i vendosur të bashkohesha me RB Leipzig sapo u bë e qartë se një transferim dimëror ishte i mundur për mua. RB Leipzig nuk është vetëm një klub absolutisht i shkëlqyer në Gjermani, por stili i tyre i lojës më përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer.
Ka pasur kontakte të rregullta midis meje dhe RB Leipzig në të kaluarën. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti janë të bindur për aftësitë e mia dhe më duan vërtet në ekip. Prandaj jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani.
Ndihem në formë të shkëlqyer, tashmë njoh shumë nga shokët e mi të rinj të ekipit nga kombëtarja dhe Bundesliga, dhe dua të ndihmoj që RB Leipzig të kthehet në Evropë. Mezi pres të dal në fushë me djemtë dhe të filloj. Sigurisht, i uroj Albion gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit”, ka përfunduar sulmuesi.
