Enzo Alves ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale me Realin e Madridit. Enzo Alves nuk është një emër i panjohur pasi është djali i futbollistit, Marcelo Alves, i cili gjithashtu ka luajtur për madrilenët.
Ai firmosi kontratën e tij të parë te klubi madrilen për moshat 16-18 vjeç, ku dihet që çdo ndeshje dhe seancë përgatitore e ndihmon atë të perfeksionojë formën e tij dhe e bën gati që të luajë edhe për klube "gjigante" më vonë.
Enzo ka luajtur për ekipet e moshave të klubit madrilen dhe nuk ka hequr dorë nga synimi për të arrirë sa më lart. Ndërsa kontrata e fundit është një mundësi e artë për sulmuesin që në të ardhmen të luajë edhe tek ekipi i Real Madrid.
Gjatë nënshkrimit të kontratës 16-vjeçari ka qenë dhe me familjarët e tij të cilët e kanë shoqëruar në një ndër momentet më të lumtura dhe shumë të rëndësishme të jetës së tij. Në foton e postuar Enzo është duke qeshur dhe krahë babit të tij, Marcelos.
