Për Real Madridin ajo çfarë po kalon skuadra tani, mund të quhet edhe si një proces metamorfoze. Ndërsa lajmet më të fundit vijnë nga mediat spanjolle të cilat, flasin për emërimin e një trajneri të ri.
Sipas medias “Sportwitness” në skenë ka dalë emri i trajnerit të Aston Villas, Unai Emery si një ndër opsione më të mira për drejtimin e të “bardhëve”. Ende asgjë nuk është zyrtare por madrilenët kanë kaluar një “rrëmujë” lëvizjesh të cilat me ose pa qëllim kanë ndikuar edhe në paraqitjen e ekipit në fushë.
Duke rikujtuar kështu se Real Madridi pas shkarkimit të Xabi Alonsos, emëroi Alvaro Arbeloan në postin e trajnerit. Ndërsa skuadra ka fituar tre ndeshje dhe ka humbur dy nën drejtimin e tij.
Kjo përfshin edhe humbjen 4-2 ndaj Benficës dje, dueli i cili ishte i vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Champions League. Humbje e cila e vendosi skuadrën në vendin e nëntë në tabelë, duke humbur një vend direkt në 1/8 e finales.
