Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dy shqiptar kapen me “presh në duar” nga policia britanike, tentuan të grabisnin shtëpinë e ish-sulmuesit të Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Dy shqiptar kapen me “presh në duar” nga policia britanike,
Denis Puka-Erisjan Laska

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike dhe janë dënuar përkatësisht me 4 vite e 8 muaj secili, pasi grabitën 7 prona, përfshirë këtu shtëpinë e një ish-futbollisti të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan.  

Mediat britanike kanë raportuar se Denis Puka 28 vjeç dhe Erisjan Laska, 29 vjeç së bashku me një person të tretë të paidentifikuar, kryen një seri grabitjesh për 3 netë rresht qershorin e vitit që lamë pas.

Gjyqtari që shqyrtoi rastin e quajti operacionin e tyre “te sofistikuar dhe planifikuar mirë”, dy shqiptarët kishin rezervuar një dhomë Airbnb, të cilën e përdorën si bazë nga e cila kryenin veprat e tyre penale, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por ata menduan edhe për makinën që do të përdornin, teksa lëvizën me një “Seat Leon”, me 3 targa të falsifikuara.

Të pandehurit ishin pajisur me maska, mjete dhe radio dore. Shtëpia e ish-lojtarit të Aston Villa, Scott Hogan i cili tani luan si sulmuesi i Milton Keynes Dons ishte ndër pronat e përzgjedhura midis 5 dhe 7 qershorit.

Sipas hetimeve të prokurorisë rezultoi se gruaja shtatzënë e futbollistit dhe vajza e tij e vogël, ishin në shtëpi në momentin e grabitjes.

“Të pandehurit u ngjitën mbi gardh dhe hynë në kopsht. Njëri prej tyre u ngjit mbi shpatullën e një tjetri dhe hipi në rrjetën e shtëpisë për të arritur dritaren e dhomës së gjumit.

Hogan ishte në dhomën e tij të gjumit kur u zgjua nga një dritë elektriku që ndriçonte nga dritarja e dhomës së tij të gjumit. Ai pa jashtë 3 djem. Hogan vrapoi pas tyre, por ata u larguan”, tha prokurorja.

Kjo grabitje e kryer sipas futbollistit ka “çuar në shumë net pa gjumë plot stres dhe ankth”. "Nuk mund ta shpreh plotësisht me fjalë se çfarë efekti dramatik ka pasur kjo tek unë dhe familja ime”, tha ai.

Dy banesa të tjera ishin vënë në shënjestër atë mbrëmje. Në njërën prej tyre ata mundën të hynin duke plaçkitur çdo dhomë përveç asaj të gjumit ku flinin pronarët.

Të pandehurit sulmuan prona në Grappenhall, Knutsford dhe Northëich natën pasardhëse. Ata përsëri u larguan duarbosh nga dy bastisjet e para, por vodhën një orë Breitling dhe një orë Rolex me vlerë totale 9,000 £ nga një rezidencë në Northwich pasi pronarët e shtëpisë ishin me pushime.

Ata ranë në pranga pasi makina e tyre u gjet në një kompleks banimi, një javë më vonë pas grabitjeve.

Poll

Lexo gjithashtu