Gavi
Transferimi i Dro Fernandez nga ekipi i Barcelonës tek Paris Saint-German ka qenë padyshim një ndër lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje.
Kjo si fillim për shkak të mënyrës se si u lajmërua por edhe për reagimet të cilat pasuan më vonë duke nisur nga trajneri Hansi Flick, presidenti Joan Laporta dhe së fundmi një ndër shokët e skuadrës.
Sipas medias së huaj “Diario Sport”, një ndër lojtarët të cilët e ka përjetuar më së shumti largimin e Fernandezit ka qenë Gavi.
Me “inate” që shkojnë drejt stafit të trajnerëve të skuadrës, Gavi ka thënë se Fernandez u largua për shkak se nuk iu dhanë mjaftueshëm minuta. Duke cekur kështu edhe rastin e një dueli në Kupën e Mbretit si dhe në Superkupën e Spanjës.
Poll

