Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U përshëndet me të gjithë shokët e skuadrës dhe ishte gati të largohej, Real Madrid refuzoi në “limit” transferimin e futbollistit

Shkruar nga NEWSPORT
U përshëndet me të gjithë shokët e skuadrës dhe
Fan Garcia

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur me një nga futbollistët e Real Madrid. Fran Garcia ishte sumë afër largimit nga madrilenët në këtë merkato.

Mbrojtësi i majtë madje u përshëndet me shokët dhe stafin e skuadrës, teksa ishte i bindur se do të kalonte në Premier League te skuadra e Bournemouth. Ekip që ngulmoi për shërbimet e tij.

Por gjithçka ndryshoi në limitet e kësaj merkatoje, kur drejtuesit e “Los Blancos” refuzuan huazimi e futbollistit. Kështu Garcia do të vazhdojë të jetë pjesë e “Galaktikëve” për pjesën tjetër të sezonit.  

Padiskutim që ky veprim i klubi ka mërzitur dhe zhgënjyer futbollistin, i cili kërkon më shumë minuta për të luajtur dhe klubi anglez ishte shansi ideal i tij për të treguar veten. Mbetet të shihet në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia e palëve në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu