Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Është më mirë kur nuk krahason veten me askënd”, Yamal kundërshton fjalët e tij dhe IMITON Ronaldon (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
“Është më mirë kur nuk krahason veten me
Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal

Barcelona u përball dje me Real Oviedon, në një duel nga ku doli triumfuese me 3 gola duke e lënë kundërshtarin me 0 të tilla. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të kampionatit spanjoll.

Aksionet ishin të qarta dhe të sakta nga Olmo dhe Belloli, por goli i cili bëri “jehonë” ishte ai i Lamine Yamal në minutën e 73-të. Ndërsa më shumë se sa vetë stili i golit, vëmendjen e tifozëve e ka marrë dhe festimi i tij pas shënimit të bërë.

18-vjeçari Yamal është ulur mbi tabelat reklamuese duke bërë të njejtin gjest siç ka bërë edhe Cristiano Ronaldo.

Koecidencë ose jo, kjo është spekuluar nga të gjithë tifozët, por është befasues pasi disa ditë më parë, ylli i Barcelonës i pyetur për ikonat e futbollit ai tha se është më mirë kur nuk e krahason veten me askënd.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

 

Poll

Lexo gjithashtu